Vërshimet e fundit    që ndodhën  në Shkup vërtetuan dhe njëherë se institucionet ishin në gjendje të menaxhojnë suksesshëm me krizën e krijuar. Kjo dëshmon edhe njëherë se ata që  ishin të thirrur për tu dalë në ndihmë qytetarëve edhe kësaj rradhe dështuan krejtësisht.  Megjithëse një pjesë e zonës së prekur kishte përkujdesje të veҫantë nga shteti , ndërsa pjesa tjetër e banuar me shqiptarë , u la në dorë të zotit.  Mirpo   falë angazhimit të vetë qytetarëve dhe  humanitetit të tyre  si dhe ndihmës së ofruar  nga Komuna e Stambollit – Turqi , sadopak ka filluar të përmirësohet gjendja, e cila   me gjithë ndërhyrjet e pakta edhe më tej  vazhdon të jetë e rëndë.  Ekipi i fol.mk në vazhdimësi ka raportuar nga vendi  i ngjarjes  duke përcjell edhe opinionet e qytetarëve, ku thuajse në të gjitha rastet shprehnin shqetësimin e tyre për neglizhencën e treguar  të njerëzve me pushtet nga rradhët e BDI-së. Edhe vizita e fundit tinzare e liderit të BDI,së z. Ali Ahmeti, ka kaluar e pavërejtur, nga  Hasanbegasit. Thuajse në të gjitha prononcimet e qytetareve  vërehet dëshprimi i tyre ndaj BDI-së, dhe në disa raste falënderojnë ndihmën e ofruar nga Komuna e Stabollit  dhe nga Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan siҫ thonë ata para kamerave të fol.mk

© fol.mk