Heronjët e kombit të shpërndarë pik e pesë !

…Skenderbeun , heroin dhe mitin e kombit shqiptarë një kalorës i asaj kohe , historianët e vendosën në shtatore në disa qytete dhe si figurë në shum muze të Ballkanit dhe Europës.

Ditëve të fundit po propagohet thuaja me egzagjërim infantil edhe vendosja e përmendores së atdhetarit dhe heroit të kombit ISA BOLETINI në Saraj.

Idealet e këtyre heronjëve ishin tjetërfare nga propaguesit e sotëm që lavdërohen me përmendoret e tyre.

Përpunimin arstistik dhe vendosjen e përmendoreve të tyre si duket e paguajnë afaraist dhe donatorë zemërgjërë shqiptarë, për dallim nga përmendoret e përmasave gallopante të komitëve inegzistent dhe të sajuar në qendër të Shkupit.

Pra Skenderbeu në Çair , Isa Boletini në Saraj, ndoshta mund të gjasojë që Luigj Gurakuqi të vijë në Zhelinë deri sa të gjindet sponozori që do ta finasojë një përmendore përkatëse.

Pra këta herojë dhe idealistë do të jenë të shpërndarë kuptohet sepse nuk mund të vendosen truç.

Mbase këta përmendore po i finansojnë shqiptarët dashamirë dhe nga pak pushtetet lokale dhe skulptorët janë tonët dhe në afërsi, këto pregaditen më shpejt dhe para zgjedhjeve, për dallim nga ata të Josif Bagerit ,Pjetër Bogdani dhe Nexhat Agollit që akoma gjenden në ndonjë podrum që askush nuk njofton se ku realisht janë ata skulptura mbase ata edhe nuk e ndjejnë të nevojshme ti dërgojnë për emalim në Firencë sepse ndoshta ministria e kulturës don të tregojë racionalitet për shpenzimin e buxhetit.

Mos të harojmë edhe përmendoren e heroit Hasan Prishtina e finansuan familjarët dhe afaristë shqiptarë.

Përmendoret për ne shqiptarët në këto troje ndonëse së paku do të na frymëzojnë mbase edhe vendosja e tyre nuk bën keq, por po të ishte e mundur me anë të ndonjë dhuntie këta herojë dhe idealistë të dëgjonin ,,bombat , e përgjimeve ,ata do të ngjalleshin mun në momentin kur mashtruesit politik të kësaj sene të shpalosnin fytyrën e tyre me hastarin e kuq dhe do iknin me gjith postamentin e figurës së tyre. Por pa u larguar fare ndoshta do tu thonin edhe diçka apo së paku do ti pështynin në lule të ballit ata me gërshërë në dorë.

Qenan Aliu