Lisa Milicaj është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka shërbyer si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley të New Yorkut.

Ajo është cituar sot nga kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citonte një status të saj në Twitter ku shkruante mbi mbështetjen që i jep republikanëve dhe Trumpit.

“E vërteta duhet thënë, kurrë nuk kam dëgjuar për ‘National Review’ derisa ata ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftën kundër jush. Por s’ka, problem, ju tashmë e morët votën time”, ka shkruar Trump në Twitter.

Ajo zotëron tanimë një agjenci sigurimesh në pronat e patundshme. Prindërit e saj shkuan në SHBA rreth 45 vjet më parë, por Lisa flet ende shqip./opinion