Një person ende i paidentifikuar e ka vendosur flamurin turk në Konsullatën e Holandës në Stamboll, duke e hequr flamurin holandez.

 

Mediat turke raportojnë se vazhdojnë protestat para Konsullatës holandeze, ndërsa policia e ka rrethuar ndërtesën, transmeton Express.

Tensionet mes Turqisë dhe Holandës janë shkallëzuar pasi kjo e fundit ia ndaloi ministres turke për Çështje Familjare hyrjen në Konsullatën turke në Roterdam, e cila pritej që të mbante një fjalim fushate për referendumin e 16 prillit.