HISTORIA SHKRUHET , ME GJITHË FORCAT PËR TË KALUAR GENTIN

Shkëndija gjendet para një momenti historik, i pazakontë dhe i rrallë për kushte të Maqedonisë, pasi me sukses eventual kundër Gentit të Belgjikës, skuadra mund të shohë veten në grupet e Liga Evropës. Mbështetja nga publiku do të jetë kruciale, prandaj të enjten të gjithë të drejtohen në Shkup ku ëndëra mund të bëhet realitet.

 

Futbollistët ‘kuqezi’ në atmosferë pozitive dhe të relaksuar, por njëkohësisht maksimalisht serioze në aspekt profesional kanë zhvilluar seancën e fundit strvitore në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, para ndeshjes më të rëndësishme në histori, ndeshjen e kthimit të play-offit të Liga Evropës. Në stadiumin ku këtë sezon u dorëzuan emra të njohur si Krakovia, Neftchi dhe Mllada Boleslav, duke u mundur nga ‘kuqezinjtë’ gjithmonë pa gol të pranuar, do të kërkohet të bëhet hapi historik për të eliminuar Gentin e Belgjikës. Shkëndija ka dëshmuar se din të bartet me rival të mëdhenj, se mund të luajë edhe në rezultat kur është nevoja, ndërsa fakti që mund të arrihet hyrja në grupet e Liga Evropës është motivi më i madh të cilin para vetes e kanë futbollistët. Rezultati 2:1 nga ndeshjen e parë dhe vetë emri Gent, sigurisht se belgët vëndon në rolin e favoritit, mirëpo futbollistët ‘kuqezi’ janë të bindur për të dhënë gjithçka nga vetja në tentimin për tu bërë ekipi i parë nga Maqedonia që do të luajë në grupet e Liga Evropës.

Egzon Bejtullai dhe Besir Demiri kanë folur para takimit, ndërsa reflektojnë optimizmin dhe dëshirën e gjithë skuadrës për të bërë hapin historik në skenën evropiane.

Përballja Shkëndija-Genti luhet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:00.