kosova ne uefa

Federata Evropiane e Futbollit, me 28 vota për vendosi që Kosova të jetë anëtarja e 55 e kësaj organizate. Njëzetekatër vende ishin kundër pranimit të saj, që ishte edhe pika kryesore e rendit të ditës së Kongresit të UEFA-s, që i zhvilloi punimet në Budapest.

Pas vendimit të sotëm Kosovës do të mund t’i mundësohet anëtarësimi i plotë në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA, në takimin e radhës që do të mbahet në Mexico City, me 12 dhe 13 maj.