UEFA vazhdon të bëjë ndryshime të shumta në shumicën e kompeticioneve.

Derisa, ai që është bërë zyrtar, ka të bëjë lidhur me finalen e Superkupës së Evropës, Liverpool – Chelsea që do të zhvillohet me 14 Gusht.

Francezja Stephanie Frappart do të jetë gjyqtarja kryesore në atë duel, derisa mbetet të mësohet për asistentët e saj.Ajo do të bëhet femra e parë që ndan drejtësinë në ndeshje të meshkujve, madje finale e Superkupës së Evropës, njëri nga turnetë më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër.