Për Gjermaninë është e pakonceptueshme të jepet dritë jeshile për negociatat me BE vetëm për Shqipërinë, ndërsa jo për Maqedoninë e Veriut, tha ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Hollshtajn.

“Për udhëzime vendimtare në procesin e zgjerimit të BE-së është i nevojshëm pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare. Ashtu si korniza negociuese mund të pranohet vetëm unanimisht, datë për konferencën e parë ndërqeveritare do të ketë vetëm kur të gjitha vendet anëtare të kenë dhënë pëlqimin e tyre. Për Gjermaninë nuk është konceptueshme vetëm për Shqipërinë të jepet dritë jeshile, ndërsa Maqedonia e Veriut të lihet. Maqedonia e Veriut tashmë kohë më parë i ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave të pranimit, fillimi i tyre është i merituar dhe i vonuar. Kjo është gjithashtu në interes të besueshmërisë së procesit të zgjerimit dhe kredibilitetit të BE në rajon”, deklaroi ambasadorja gjermane Holshtajn për “Sloboden peçat”