Dashi:

Nëse i përkisni shenjës së Dashit jeni një person energjik dhe shumë kurajoz. Jetoni çdo çast në maksimum, dhe nuk mendoni për të nesërmen. Nuk bëni kompromise, e shijoni jetën personale dhe profesionale.

Çfarë do sjellë 2018-ta për ju:

Ju do jeni në qendër të vëmendjes, në mënyrë shumë dinamike. Do mësoni nga gabimet dhe ndjekja e ëndrrave do jetë në fokusin tuaj. Prisni që të gjeni mënyra për të shprehur veten, ndoshta duke bërë edhe projekte të rëndësishme kryesisht në muajin qershor.

Do të keni shumë mundësi për të udhëtuar, gjë që do e bëjë këtë vit shumë emocionues dhe në 2018-ën do të përballeni me më pak sfida.

Çfarë parashikon 2018-ta  për ju në dashuri:

Në çështjet e zemrës do të jeni të fokusuar më shumë në aventura. Periudhat më të rëndësishme në këtë aspekt do t’i keni në fillim të gushtit, kur Jupiteri do të hyjnë në shtëpinë tuaj të dashurisë.

Dashuritë që do të lindin gjatë verës nuk do të kenë asnjë angazhim serioz.

Paraja dhe karriera:

Karriera mund të jetë një çështje më pak e theksuar për pjesën më të madhe të vitit. Veprimet e reja që do të merrni në punë do t’ju sjellin ndërgjegjësime të reja.

Aktivitetet e jashtme luajnë një rol të rëndësishëm në stabilitetin tuaj financiar. Duhet të keni kujdes me financat deri në fund të verës, të vitit 2018. Më pas mundësi të reja do të hapen për ju. Besoni në këshillimin e jashtëm.

5 të vërtetat që duhet të dini për shenjën e Demit:

1-Nuk  mund t’i thuash një demi të rrijë i qetë, thjesht nuk mundet!

2-Kanë një zemër të madhe, por nëse nuk i respekton do të sillen ndryshe me ju!

3- Nuk është se ata nuk pëlqejnë të mendojnë për të ardhmen, por preferojnë të jetojnë në këtë moment.

4- Nuk duhet të provosh dhe të dukesh si dikush që nuk je, sepse ata mund ta kuptojnë direkt.

5- Kur një Dash ka një ditë të keqe, gjithçka që dëshiron është një përqafim.

Demi:

Nëse i përkisni kësaj shenje keni lindur për të shijuar kënaqësitë e jetës. Ju shpesh pranoni se keni një personalitet të qëndrueshëm. Jeni njeri i punës dhe e përdorni gjithmonë për mirë energjinë tuaj.

Çfarë thotë horoskopi për ju në lidhje me vitin që vjen:

Ju kuptoni vlerën e gjërave. Ky vit do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të mësuar të vlerësuar bukurinë e gjërave dhe do arrini të keni një nivel të qendrueshëm ekonomik.

Ju do të gjeni mundësi të bollshme për të realizuar veprime dhe objektiva të reja.

Do të keni periudha të  vështira në punë por do të arrini të alternoheni për të marrë atë  çfarë meritoni. Do vendosni rregulla sipas standarteve tuaja, dhe do të keni durimin dhe vetëkontrollin për të qëndruar brenda këtyre rregullave.

Tre eklipset hënore do të shtojnë emocionet për ju vitin që vjen. Do të krijoni një periudhë të re të ndërgjegjësimit dhe rritjes së prosperitetit. Shkëmbimet emocionale do të sjellin gjëra të reja në dritë.

Këshilla e horoskopit për shenjën tuaj:

Duhet të ndjehesh mirë me vetën dhe të vlerësosh aftësitë që keni. Është e rëndësishme të ndjehesh i sigurt për jetën dhe të ardhmen dhe ta udhëheqësh atë si duhet.

Dashuria:

Viti 2018 do të jetë viti i emocioneve. Në aspektin e dashurisë do të keni një vit intensiv dhe do të keni shumë mundësi për të shprehur pasionet tuaja.

Një eklips i përgjithshëm i Diellit në dhjetor është “finalja e madhe” e vitit 2018 dhe sjell një pasion të nxehtë, të thellë, intensiv dhe disa burime të rëndësishme lidhur me partnerin.

Është një vit interesant në lidhje me dashurinë, romancën dhe mundësitë intime. Sa më mirë të ndjeheni me veten aq më të fuqizuar do të jeni në krah të partnerit.

Paraja dhe Karriera:

Si u theksua dhe pak më lart  kjo fushë do të jetë jashtëzakonisht energjike këtë vit. Gjithçka mund të trajtohet thjesht duke ditur se çfarë keni nevojë dhe çfarë doni.

Aplikimi i këtyre pyetjeve në çdo gjë nga llogaritë bankare dhe kursimet, marrëdhëniet tuaja, punën tuaj, dëshirat tuaja dhe vlerat tuaja sjell njëfarë qartësie të mahnitshme dhe i bën të gjitha vendimet tuaja shumë më të lehta. Puna e vështirë sjell shpërblime shumë premtuese. Nëse jeni në dyshim … shtoni pak kohë, fokus dhe përpjekje shtesë. Vazhdoni të qëndroni fleksibël, me mendje të hapur dhe optimiste. Ju mund të gjeni veten në qendër të vëmendjes në një pikë të caktuar të vitit.

5 gjëra që duhet të dini për këtë shenjë:

1-Familja është gjithçka për ta.

2- Muzika arrin të qetësojë një dem të zemëruar.

3- Demi nuk ka pse të thotë shumë. Shprehia e tij do të flasë në emër të tij.

4-Kur një Demi thotë “Unë të dua”, dije që është më se e vërtetë.

5-Një Dem do të jetë gjithmonë për ju gjatë kohëve të vështira.

Binjakët:

Shenja e binjakëve janë padyshim negociatorë të lindur. Ju keni një disiplinë djallëzore, kurioz dhe i mirëorganizuar me mendjen tuaj. Tërhiqeni nga gjërat e reja dhe kërkoni të zgjeroni horizontet tuaja. Jeni shenja e komunikimit.

Çfarë thotë horoskopi për vitin që vjen:

Viti 2018 do të fokusojë punën tuaj. Do të lidhet kryesisht me mënyrën si e kryeni punën dhe aspiratat që ju keni.

Në kohën kur ju do mendoni se keni dështuar do të keni arritje të jashtëzakonshme. Thjesht ndiqni mënyrën tradicionale dhe shqyrtoni çfarë është e drejtë dhe korrekte.

2018-ta parashikon për ju një vit eksitues dhe dramatik. Këto dy eklipse janë vendimtare në lidhje me mundësitë për të ardhmen. Eklipsi i parë në maj, do t’ju lejojë të mendoni për mundësitë, lidhjet në aspektin emocional. Një eklips tjetër në qershor ju sjell mundësinë për të transformuar disa fusha shumë themelore të jetës suaj.

Do të kaloni shumë kohë para se të shikoni atë që ka ndryshuar brenda jush, çfarë ka ndryshuar brenda jetës tuaj dhe ku doni të shkoni në të ardhmen.

Fundi i vitit 2018 do të sjellë një intensitet në rutinë tuaj të përditshme.

Këto detaje që shpesh mund të neglizhohen, ato aktivitete të përditshme që mezi vërehen,  të gjitha do të bëhen mjete të rëndësishme që do ju çojnë në aspirata dhe synime më të mëdha.

Dashuria:

“A ju mbështet dhe a duhet ta mbështesni dhe ju atë?”, kjo do të jetë pyetja që do ju mundojë më së shumti në aspektin emocional. Gjatë vitit 2018 do të argëtoheni më shumë në marrëdhënie.

Fazat e para emocionuese e rënies në dashuri do të ketë më shumë rëndësi në raportin që do të keni me dikë që doni. Këtë vit shumica e mundësive më të këndshme gjenden në përpjekjet e pakta që dikush jep për të mbështetur jetën tuaj.

Është dikush që mund të futet në botën tuaj dhe do ju furnizojë me ndjenja paqeje dhe rehatie.

Paraja dhe Karriera:

Për 8 muajt e parë të vitit, Jupiteri do t’ju ndihmojë shumë në aspektin financiar. Do të merrni kompensim të drejtë për punën që do të bëni edhe pse do të jetë një punë e vështirë. Një punë e gjatë e bërë në të kaluarën më në fund do të shpërblehet.

Mund të fitoni shumë të ardhura dhe do të shpenzohen kryesisht me familjarët dhe miqtë. Qëndroni të vetëdijshëm për atë jeni. Mos shikoni larg. Ka shumë të ngjarë që atë që kërkoni mund ta keni më afër seç mendoni.

5 gjëra që duhet të dini për këtë shenjë:

1- Nëse gjumi nuk do të ishte absolutisht i domosdoshëm për jetën, Binjakët do të qëndronin gjatë gjithë kohës duke menduar, duke menduar dhe duke menduar përsëri.

2-Qëndrojnë gjithmonë larg humbjes.

3- Ata mund të duken të paorganizuar, por ka një logjikë në rrëmujën e tyre.

4-Nuk lejojnë çdo person të hyjë në shpirtin e tyre.

5-Janë emocionalisht të paqëndrueshëm.

Gaforrja:

Jeni padyshim shenjat më të ndjeshme. Intuita juaj e mprehtë do të thotë që ju mund të kuptoni çdo situatë.

Ju keni dhuratën e të qenit në gjendje të zbuloni anët e forta dhe dobësitë e atyre që takoni.  Ky personalitet dhe ndjeshmëri ju jep shpirtin e një artisti.

Çfarë thotë horoskopi për vitin që vjen:

Ky vit për ju do të jetë më paqësor se viti i kaluar. Do të zbuloni gjëra të reja dhe do të merrni ndihmë sa herë keni nevojë. Çështja më  e rëndësishme është që do kuptoni qartë motivet tuaja të fshehura dhe do t’i zbuloni ato. Do të shtohen emocionet e reja në fushën e ëndrrave dhe intuitës. Muaji qershor mund të jetë shumë i rëndësishëm për jetën tuaj. Do të jeni të gatshëm të bëni ndryshime të mëdha në jetën personale dhe do gjeni kushtet e favorshme për t’i ndryshuar ato. Në punë do të shpërbleheni.

Dashuria:

Shumë momente kritike do të ketë në aspektin e romancës. Në vjeshtën e hershme situata do të përmirësohet dhe pasionet tuaja do të jenë të përqëndruara në krijimin e marrëdhnieve të reja. Muaji shkurt, mars, prill do të jeni në kulmin e ambicieve dashurore dhe pasionit.

Paraja dhe Karriera:

Puna vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për ju. Do t’i përshtateni detyrimeve dhe përgjegjësive të cilat mund t’ju ndihmojnë të kuptoni qëllimet dhe ambiciet e mëtejshme.

Plutoni vazhdon të jetë një lojtar mjaft i madh i në karrierën dhe përpjekjet e biznesit. 3 muajt e parë të vitit 2018 do të jenë plot përpjekje dhe oferta të habitshme.

5 gjëra që duhet të dini për këtë shenjë:

1-Ju e dini se ju keni lënduar një gaforre kur ju fshin nga lista juaj e kontaktit.

2- Ata nuk shprehin ndjenjat e tyre me lehtësi sepse e kuptojnë se njerëzit janë të frikësuar nga kjo gjë.

3-Asnjë shenjë tjetër nuk mund të bëjë atë që një gaforre mund të bëjë për ju.

4- Ka dy personalitete: Shumë i turpshëm dhe shumë i rezervuar.

5-Keni dhuratën e leximit të njerëzve. Ju skanojnë për 5minuta.

Luani:

Jeni shenja më e vendosur. I trajtoni çështjet me “antiplumb”. Vendosmëria juaj për të fituar njerëz është e qëndrueshme deri në fund. Jeni natyrë ambicioze.

Çfarë thotë horoskopi për vitin që vjen:

Ndryshimet më dramatike në 2018 do t’i keni në fushën e miqësisë. Do të krijoni marrëdhënie të rëndësishme. Do të jetë një periudhë e frytshme dhe realiteti juaj i përditshëm do të ndryshojë.Fundi i vitit do të jetë vendimtar dhe shumë “ndjenja” do të futen në lojë.

Dashuria:

Dashuria e re mund të marrë kthesa të habitshme. Me gjithë dramën që e karakterizon gjendjen tuaj emocionale, në fund të vitit mund të shohësh përfundimin e shumë gjërave dhe do të përjetoni gjëra të rëndësishme.

Siç u përmend më lart, kjo pjesë e jetës suaj vazhdon të rrokulliset në mënyrë dramatike. Marrëdhëniet e reja dhe kthimi te dashuritë e vjetra do dominojnë këtë aspekt të jetës suaj.  Jeta juaj dashurore ka ecur me ritme të ngadalta por këtë vit do t’i afroheni dashurisë së vërtetë dhe asaj cfarë doni nga ajo.

Mund të prisni që në fillim të vjeshtës të shohin disa momente dinamike, emocionuese dhe potenciale që ndryshojnë jetën. Është një shans i përsosur për të parë pasionet tuaja.

Shikoni përpara dy dhe tre muajt e fundit të vitit.

Paraja dhe Karriera:

Do ta gjeni veten në formë të mirë për të shpalosur gjithë kreativitetin tuaj në punë dhe për të punuar me të gjitha financat dhe burmiet që ju ofrohen. Mundësitë e reja kërkojnë një perspektivë të re, një gjendje të re mendore dhe një orientim të ri drejt qëllimit.

Mos u mbështesni në mënyrat e vjetra të trajtimit të financave të shumta ose të investoni për të ardhmen nëse nuk shqyrtohen mire benefitet. Partnerët mund të jenë të rëndësishëm në disa raste.

Nga fundi i vitit 2018 do të gjendeni me financa të mira dhe do të krijoni kushte të reja për shtëpinë tuaj. Do merrni një bonus në fund të vitit dhe do t’ju vijnë oferta të reja.

5 gjëra që duhet të dini për këtë shenjë:

1-Motoja e një luani: Unë nuk do të ndryshoj, kështu që ju duhet të mësoheni kështu me mua.

2-Një Luan  gjithmonë do të jetë dhjetë shkallë përpara jush.

3-Lërini vetëm kur janë në gjendje të keqe.

4-Nëse një Luan ju dëshiron më besoni, ai do t’ju ketë.

5-Lejet nuk qëndrojnë të pambrojtur para askujt.

Virgjëresha:

Ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës nga ditët e para të 2018-ës do të përpiqen të bëjnë gjithçka për të gjithë. Përpjekjet për të realizuar diçka për jetën e tyre, do të jenë plotësisht të fokus i tyre, gjë që do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, duke pasur parasysh interesat e ndryshme dhe problemet konstante që lindin në një apo në disa sfera të jetës.

Yjet këshillojnë që për 2018 Virgjëresha të mos nxitojë, sepse duke dashur të dëshmojnë veten, qëndrueshmëria e tyre do të çojë në gabime dhe rrëmujë.

Është e rëndësishme që të vlerësoni shanset tuaja dhe të vendosni vazhdimisht një qëllim, sepse vetëm kështu mund të arrini suksesin në fund të vitit.

Yjet këshillojnë njerëzit e shenjës së Virgjëreshës të mos nxitojnë, sepse duan të dëshmojnë për veten dhe të tjerët qëndrueshmëria juaj do të çojë në gabime dhe rrëmujë të bezdisshme.

Duke pësuar të njëjtën zhgënjim, përfaqësuesit Virgjëreshës rrezikojnë të bien në një depresion të thellë dhe të humbasin besimin në forcën e tyre.

Çfarë thotë horoskopi për vitin që vjen:

Vera e vitit 2018 do të sjellë shumë momente të këndshme, pasi rritja e interesit për veten  e tyre do të luajë një rol në vetëvlerësim dhe do të rrisë vetëbesimin e këtyre njerëzve. Ndoshta Virgjëresha do të duhet të zgjedhë midis ndjenjave të sinqerta dhe një të ardhme të sigurt.

Në shtator 2018, mund të përjetohet një periudhë me shumë tension që lidhet me zhvendosjen në një vend tjetër, vendim i cili do të marrë shumë energji, por do të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve të përditshme. Në vjeshtën e vitit 2018 do të jetë  kohë e shpenzimeve të mëdha. Këta njerëz, për të përmirësuar cilësinë e jetës, mund të marrin borxhe dhe të marrin hua të mëdha, të cilat duhen dhënë më shumë se një vit. Përveç kësaj, duhet të mendojë për marrëdhëniet me fëmijët e tyre ose prindërit e tyre. Këta njerëz kanë nevojë për mbështetje morale dhe financiare.

Po aq e tensionuar do të jetë fundi i vitit, kur  duhet të mbroni pozitat në aktivitete profesionale. Presioni që do të ushtrohet mbi përfaqësuesin e kësaj shenje mund të thyejë lehtësisht çdo rezistencë, prandaj Virgjëresha duhet të jetë e përgatitur.

Dashuria:

Për shenjën e Virgjëreshës asgjë nuk do të jetë surprizë  në aspektin emocional për muajt e para të vitit. Ndjenjat e këtyre njerëzve do të ndizen spontanisht, dhe po këtyre ndjenjave do t’u nënshtrohen.

Do të ketë flirtime të reja. Veçanërisht dëshira të shumta për partnerin do të vërehen në prill dhe maj 2018, kur Virgjëresha do të jetë tepër e lehtë për të joshur, dhe nga obsesioni i këtij personi nuk do të jetë aq e lehtë për t’u çliruar. Do t’i kushtoni rëndësi marrëdhënies me të dashurin. Do të gjeni kohën e duhur për të biseduar sinqerisht me partnerin për të gjetur se çfarë mungon në marrëdhënie.

Paraja dhe Karriera:

Do të ketë marrëveshje të reja për të arritur diçka në aktivitetetet e tyre profesionale në 2018. Është e nevojshme që të ketë përqëndrim maksimal në punë dhe sidomos nga fillimi i vitit. Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse gjysma e parë e vitit do të jetë tepër e tensionuar. Një sëmundje serioze do t’ju largojë nga aktiviteti profesional për një periudhë kohe të gjatë kështu që mos prisni sukses.

Gjysma e vitit do të jetë mjaft fitimprurëse. Ka një mundësi që Virgjëresha të shkojë në punë në një nga vendet fqinje. Përveç kësaj, në veprimtaritë e saj, sidomos nëse ka të bëjë me kontabilitetin, planet e biznesit, punën e një ekonomisti, Virgjëresha  do të demonstrojë profesionalizmin dhe efikasitetin e saj, gjë që do të lejojë personin e kësaj shenje të kërkojë pagesë më të lartë të punës së tij në vjeshtë.

Virgjëresha në 2018 do të duhet të punojë  shumë për të mos humbur, por për të rritur gjendjen e tyre financiare.

Vetëm në gjysmën e dytë të vitit, Virgjëresha do të jetë në gjendje të paguajë borxhet falë disa veprimeve ose programeve të shkëlqyera të mbajtura për të cilat do të paguhet.

Peshorja:

Një ekuilibër në emocione të bëjnë një person të ngrohtë dhe mjaft të shoqërueshëm.  Ju shmangni konfliktet përmes elegancës dhe harmonisë që janë të pranishme gjithmonë në jetën tuaj.

Mos u habitni që të gjeni veten duke hetuar disa kurse të reja, klasa dhe shtesa arsimore që ndihmojnë t’ju vënë në një pozicion më të mirë për të suksesin e ëndërruar.

Në maj udhëtimi dhe mundësitë ekzotike do të dalin në pah.

Në qershor është karriera dhe përpjekjet tuaja ato që rrezatojnë.

Shikoni përpara për këtë vit si një shans për të vënë shumë nga informacionet që keni mësuar gjatë disa viteve të fundit për të punuar.

Dashuria:

Ky vit do të jetë plot surpriza, do të lindin dashuri të reja.

Udhëtimi mund të lidhet me një mundësi sensuale ose … dikush mund të jetë qendra e vëmendjes suaj. Do mendoni shumë për të ardhmen, se si ta ndërtoni atë dhe dashuria do të marrë një notë disi serioze. Megjithatë, të mësuarit për të luajtur dhe për t’u argëtuar, ofron angazhime potencialisht të gjata dhe ndërlidhëse.

Në tetor, nëntor do të rikthehen kujtime të fuqishme nga e kaluara. Kjo periudhë është shumë e fokusuar në mënyrën se si ushqeni nevojat tuaja të sigurisë dhe nderimit nëpërmjet lidhjeve tuaja intime dhe partneriteteve tuaja.

Paraja dhe Karriera:

Gjërat që ju bënin të ndiheshit të sigurt, të qëndrueshëm, të siguruar një vit më parë, nuk ka të ngjarë të jenë më të njëjtat. Ju keni ripërcaktuar atë që ka kuptim dhe rëndësi për ju. Mund të merrni një bonus lidhur me punën dhe karrierën tuaj. Vazhdoni të shihni pavarësinë tuaj, aftësitë tuaja për të menaxhuar dhe do të gjeni disa burime të vlefshme.

Miq të rinj dhe rindërtimi i miqësive të vjetra, janë të gjitha të mundshme.

5 gjëra që duhet të dini për këtë shenjë:

1-Ata e mbajnë jetën e tyre personale larg, prandaj mos keni përshtypjen që i njihni mirë. Ju vetëm e dini se ata duan që ju të dini.

2-Pasi ta keni tradhtuar besimin e tyre, nuk do ta merrni kurrë.

3-Pavarësisht se sa herë do t’i tregoni se jeni mirë, ata nuk do të ndalen të shqetësohen derisa të jenë 100% të sigurt për këtë.

4-Janë të aftë në ofendime, duke përdorur fjalë”të këndshme”.

5-Janë shumë intuitiv, duke kuptuar se çfarë është karakteri i vërtetë i një personi, madje që nga dita e parë.

Akrepi:

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se si të zgjidhni më mirë konfliktet më delikate falë magnetizmit tuaj natyror dhe fuqive të jashtëzakonshme të joshjes.

Çfarë thotë horoskopi për vitin që vjen:

Disiplina dhe vetëkontrolli janë kërkesa tuaja përgjatë vitit. Dini se cila rrugë për të shkuar është e lehtë … thjesht luani nga rregullat.

Tre eklipset hënore shtojnë mundësitë në jetën tuaj. E para, në maj sjell mundësi dhe ngjarje emocionale në pjesën e sentimentale. E ardhmja në qershor ju çon në udhëtime, dhe mund të sjellë një mundësi të re dhe ekzotike të lezetshme.

Eklipti i fundit hënor ndodh në shenjën tuaj në nëntor dhe bën të mundur krijimin e marrëdhënieve të reja të mrekullueshme.

Dashuria:

Fokusi juaj do të jetë te pasionet, fantazitë dhe dëshirat nxitëse. Sigurisht që nuk ka mungesë të romancës dhe intimitetit në vitin e ardhshëm.

Ky nuk është një vit i butë dhe i zakonshëm kur bëhet fjalë për atë që ndjeni, duke përjetuar emocione të forta. Duhet të punoni me çështjet e sigurisë, frikën dhe plagët ndaj jetës suaj seksuale dhe romantike.

Paraja dhe Karriera:

Do të krijoni marrëdhënie me njerëz të tjerë, prej të cilëve do të përfitoni shumë benefite. Do të gjeni veten me partnerë të fuqishëm, punëdhënësi, shokët dhe të tjerë.

Po kështu do të zbuloni periudhat ku përpjekjet tuaja janë gjithçka që nevojitet për të ndërtuar burime financiare. Është një periudhë e mrekullueshme për të mësuar dhe për të pranuar (madje edhe për të përqafuar) faktin që keni nevojë për të tjerët.

5 gjëra që duhet të dini për këtë shenjë:

1-Mos u bëni pyetje të buta sepse do të japin përgjigjet më sarkastike.

2-Ata ndjejnë shumë thellë: çdo fjalë, veprim dhe energji pozitive ose negative shkojnë drejt në zemrën e tyre.

3-Janë vëzhgues të mirë, por do ta mbajnë informacionin vetë.

4-Është e vështirë për t’i njohur dhe e pamundur për t’i harruar.

5-Mund të jetë shumë mirëkuptues, por jo kur ata tashmë ju kanë dhënë mundësinë të tregoni të vërtetën dhe ju  keni vazhduar të gënjeni.

Shigjetari:

Drejtësia është preokupimi kryesor në jetën tuaj, viti 2018 do të jetë plot energji

Çfarë thotë horoskopi për vitin që vjen:

Aspektet më energjitike të vitit 2018 do të jenë në fushën e marrëdhënieve.

Në muajin qershor do të merrni më shumë përgjegjësi në punë. Duhet të jeni të gatshëm për të ndjekur ato qëllime që keni punuar për shumë kohë dhe që mund të finalizohen në fund të vitit. Duhet të jeni të përgatitur për një vit tejet dinamik.

Dashuria:

Dashuria është padyshim një nga aspektet më të shkëlqyera të këtij viti për ju.

Një angazhim afatgjatë mund të jetë në ajër, por nuk duhet ndërtuar vetëm nga ëndrrat tuaja por duhet vlerësuar edhe çfarë funksionon ose jo në jetën e përditshme.

Do të hidhni hapa të lehta. Luajtja sipas rregullave është me rëndësi.

Fillimet e reja magjike mund të lulëzojnë dhe shumë shpejt të kthehen marrëdhënie  serioze.

Paraja dhe Karriera:

Financat  dhe asetet do të jenë relativisht të qeta gjatë vitit 2018. Kur ato duken si të rëndësishme, potencialisht opsionet që ndryshojnë jetën, ata do të kenë më shumë gjasa sesa të mos jenë të bashkangjitur me gjëra të tjera. Paratë përmes bashkpunimeve ose angazhimeve të reja do të përdoren  për qëllime të rëndësishme.

Karriera është vënë në qendër të vëmendjes në mënyrën se si e mbështetni atë,  bëni punën që dëshironi.

Do të merrni paratë që të tjerët ju detyrohen. Do përmirësoni marrëveshjet tuaja të biznesit.

Gjatë muajit gusht do të bëni lëvizje të tilla që do ndikojnë shumë në të ardhmen tuaj.

5 gjëra që duhet të dini për këtë shenjë:

1- Vendosin maska trishtimi përmes humorit.

2-Dinë si të lëvizni gjithmonë përpara.

3- Kanë vetë-motivim.

4-Gratë shigjetare nuk kanë asnjë lloj respekti për njeriun e dobët.

5-Kanë një temperament të vështirë.

Bricjapi:

Mbuloheni nga emocionet duke veshur veten me një perde akulli. Brenda keni një vendosmëri solide që ju lejon të arrini majat më të larta.

Ndërtoni fatin tuaj pa marrë parasysh sa kohë duhet për të arritur qëllimet tuaja. Besimet ndaj parimeve tuaja.

Miqësia që keni me të tjerët është e sinqertë, dashuria është intensive dhe e thellë.

Çfarë thotë horoskopi për vitin që vjen:

Në vitin 2018 duhet të fokusoheni në detaje. Duhet ti kushtoni rëndësi edhe vetes sepse keni probleme me kequshqyerjen. Të kujdesuri për veten është po aq e rëndësishme sa detyrimet dhe përgjegjësitë e tjera në jetën tuaj.