“Nuk dëshiroj të tingëllojë se lavdërohem, por unë isha ndër personalitetet e para publike në Maqedoni që kam deklaruar dhe kam shkruar që në vitin 2008, se shpallja e pavarësisë së Kosovës mund të jetë vetëm faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit, e posaçërisht për Maqedoninë, sepse ne kemi kufi të gjatë të përbashkët. Sa peshë ka ky kufi i gjatë, nëse menaxhohet mirë nga të dy anët, e pamë për fat të keq në mënyrë të keqe në vitin 2001, kur nga ana tjetër praktikisht nuk kishim partner. Ishte bashkësia ndërkombëtare, kurse pushteti i atëhershëm maqedonas nuk dëshironte të bisedojë me autoritetet kosovare, të cilat ende ishin protektorat formal. Pas vitit 2008, ne kemi organe që i njohim: Kuvend, ministra, qeveri, pushtet lokal, me të cilat autoritete mundemi në nivele të ndryshme ta menaxhojmë atë kufi. Këto parashikime të mia, u treguan të sakta gjatë këtyre 11 viteve. Do të thotë, pavarësia e Kosovës, përkundër disa paralajmërimeve katastrofike të disa personave që thonin se hapi i ardhshëm është ndarja e Maqedonisë dhe se 100 për qind do të destabilizojë Maqedoninë, kontribuoi në drejtim të kundërt. Shpallja e pavarësisë së Kosovës kontribuoi për stabilizim të Maqedonisë. Ky është përfitimi më i madh që mund të ndodhte, sepse nëse keni kufi të qetë dhe fqinj stabil, edhe ju jeni stabil” “Nuk dua të tingëlloj si fatalist, por nuk besoj se do të kemi zgjidhje të shpejtë mes Beogradit dhe Prishtinës. Mendoj se këtë vit është e pamundur të ketë zgjidhje, duke pasur parasysh dinamikën politike edhe në Beograd edhe në Prishtinë

. Mirëpo kam paralajmëruar dhe sërish paralajmëroj për epilogjet negative. Epilog negativ edhe për kosovarët edhe për rajonin, por edhe për Evropën është që mos dhashtë zoti të ndryshojnë kufijtë dhe të shkëmbehet popullsia. Nëse përcillet distribuimi etnik në teren, nuk do të jetë mirë as për shqiptarët në Kosovës, as për maqedonasit, as për serbët, për askënd. Në shekullin 21, ato ide duhet të arkivohen. Të mësohemi të jetojmë në këto kufij në të cilët jemi, me gjithë diversitetin. Kjo është pasuri. Nuk është minus, është plus”.