Pasiqë ironia që bëri profesoresha Veljanoska për aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup tronditi të gjithë, i fundit që ka reaguar ndaj kësaj është edhe hoxha i Karpallëkut Hasan Asani.

“Ne e kemi fajin që ju falëm në Karpallëk. Monstrat si puna juaj meritojnë ndëshkim. Ironia jote do të shpagohet një ditë” është shprehur mes tjerash hoxha Hasan Asani.