Me të dhënat nga vetëm nëntë muajt e parë, shkencëtarët janë 90% të sigurt se viti 2016 do të thyej rekordin botëror si “viti më i nxehtë”.

Kjo pasi që, temperaturat nga janari deri në shtator janë shënuar prej 1.2 gradë celsius mbi nivelet para-industriale.

Për këtë, Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO), thonë se po presin që deri në fund të vitit të shënohet edhe rekordi më i ri sa i përket temperaturës së tokës, i cili edhe do kaloj rekordin që u shënua në vitin e kaluar.

Sipas tyre  faktorët më të rëndësishëm të ngritjes së temperaturës vazhdojnë të jenë emetimet e CO2.

Kjo nuk është i vetmi shqetësim, pasi temperaturat e tokës pritet të shënojnë rritje edhe më të mëdha në vitet në vijim.

Më poshtë mund të shikoni se si kanë ndryshuar temperaturat e tokës ndër vite:

 

Hulumtimi: Viti 2016 më i nxehti në të gjitha kohërat