Aksione të tilla jemi mësuar të shohim vetëm nëpër filmat hollivudian. Një veturë e tipit Audi ka ndjekur furgonin e Policisë së Burgut, të cilët kanë qenë duke transportuar nga spitali për në burg një të burgosur. Në një moment, automjeti në lëvizje ia ka prerë rrugën furgonit dhe aty ka filluar përleshja me armë zjarri, shkruajnë portalet në gjuhën maqedonase.

Sulmuesit kanë arritur t’i çarmatosin policët dhe e kanë rrëmbyer të burgosurin.

Sipas raportimeve, një polic ka betur i plagosur dhe po mjekohet në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe fshikëz.

Por kush është i burgosuri që u rrëmbye natën e kaluar?

Siç ka mësuar Infomaks, bëhet fjalë për të burgosurin me iniciale M.B nga Tetova i cili vuante dënimin prej 20 vitesh për vrasje në burgun e Idrizovës./KlanMacedonia/