Lëvizja Popullore për Maqedoni shpreh shqetësim të thellë në të njëjtën kohë dënon ashpër përfshirjen e Shqipërisë dhe Kosovës në përfshirjen e platformës të partive politike shqiptare e cila është thirrje për ridefinimin e Kushtetutës së Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

“Kjo sidomos fiton në seriozitet nëse dihet se sipas rregullave të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare, sulmi i këtillë i Shqipërisë dhe Kosovës mbi sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë është si një shpallje për luftë dhe kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thonë nga LPM-ja.

LPM-ja konsideron se pjekur kushtet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë në pajtim me të drejtën e saj ndërkombëtarisht të pranuar t’ia tërheqë vëmendjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këto aktivitete kërcënuese të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj paqes dhe sigurisë si organ që kompetencë parësore, sipas Kartës së OKB-së, ka paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Gruevskit dhe Zaevit si më përgjegjësit në këtë moment të vetëdijsëohen dhe të miratojnë dokument nacional për mbrojtjen e interesave vitale kombëtare dhe shtetërore, në të cilat askush nuk s’do të prekë pavarësisht se kush fiton në zgjedhje dhe kush e formon qeverinë”, theksohet në kumtesën e LPM-së.

Në këtë kontekst, si një pikënisje të vlejë Memorandumi i Maqedonisë që më 4 janar, Presidenti i LPM-së, Janko Baçev ua ka dorëzuar atë personalisht Gruevskit dhe Zaevit, me të cilën sigurohet mbijetesa e vendit./TetovaSot/