Një nënë nuk ka mundur të mbante veten derisa në një sallë gjyqi, i pandehuri i cili po akuzohej për vrasjen e dy djemve të saj ishte kthyer në drejtim të saj dhe kishte filluar të qeshte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Elizabeth Marie Wren ndodhej në një sallë gjyqi në Kolorado të SHBA-ve, derisa aty po zhvillohej një seancë gjyqësore për një të akuzuar.

Brice Rhodes, 27 vjeç, është një nga katër burrat që janë akuzuar për vrasjen e vitit 2016 të dy djemve të, 16-vjeçarit Maurice ‘Reece’ Gordon dhe 14 vjeçarit Larry Ordway.

Ata, siç thuhet më tej, u therën me thikë deri në vdekje më 22 maj 2016, dhe trupat e tyre më vonë u gjetën të djegur dhe hedhur pas një shtëpie të braktisur.

Dhe derisa po gjykohej, përkatësisht pas rreth 20 minutash, kur i pandehuri u ngrit dhe ishte gati për tu shoqëruar nga salla e gjyqit, raportohet se ai u kthye në drejtimin e nënës dhe qeshi, gjë që e bëri gruan të humbte kontrollin.