Kryetari i Kongresit Botëror të Maqedonisë Todor Petrov, është ndalur në spitalin neurokirurgjik të Shkupit për egzaminime të mëtutjeshme. Ai u shtrua në spital si pasojë e rahjes së sotme në Restaurantin “Kazablanka” me lokacion në saem të Shkupit.

Sipas informacioneve paraprake nga shërbimi mjekësor mësohet se Todor nuk ka asnjë lëndim trupor. Rasti është evidentuar edhe nga shërbimi policor Shkup.

Gjatë çdo zënke,sulmi fizik gjëja e parë që do të pësonte janë syzet poqese aj person i sulmuar i mban. Në foton e mëposhtme të Todor-it që është bërë në momentet e para të aritjes në spital, vërehet qartë se syzet e tij janë të padëmtuara.

image

Kjo është një arsye plus, për te besuar se Todor Petrov nuk është rahur, por është shtirur si i rahur me qëllim të krijimit të tensioneve të reja në vend në shërbim të defokusimit të problemeve reale politiko-ekonomike dhe proceseve gjyqësore të inicuara nga gjykata speciale.

Vetë fakti që Todorov në mënyrë të përshpejtuar dhe në prani të mediave është vizituar nga Nikolla Gruevski, tregon se ky rast është i inskenuar nga ‘dorashka’ të pushtetit.image

Ndaj ngjarjeve në vend ka reaguar edhe partia opozitare LSDM e cila thotë se, përshkak të humbjes së besimit tek qytetarët dhe për arsye të rasteve kriminale me të cilat ngarkohen zyrtarët e lartë të shtetit, VMRO-DPMNE dhe BDI inskenojnë raste të tilla.Vetë fakti që ndërtues të objekteve janë kryetarë komunash nga rradhët e VMRO dhe BDI tregon qartë se kush janë organizatorët e incidenteve.

Kujtojmë rastin e protestave të organizuara nga Artan Grubi në lidhje me ndërtimet e kishës në Kala të Shkupit për të cilin rast sot e kësaj dite nuk ka asnjë epilog të qartë rreth rahjeve të policisë ndaj qytetarëve të cilët ishin nën urdhërat e shoqatës që dretohej nga Grubi. Sot, po i njëjti është zyrtar i lartë i BDI-së.

 

                                                                         ©FOL