Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi në një prononcim në  murin e tij në fejsbuk sqaron  faljen e Presidentit Ivanov për  Kryetarin Thaci  dhe anëtarin e KSHZ-së nga rradhët e PDSH-s Bedredin  Ibrahimi .

Në vazhdim ja edhe postimi i plotë i depueteit Ibrahimi:

“Për ata që nuk e dinë, “padia si i dyshuar” për Kryetarin e PDSH-së ka të bëjë me ndikimin në votim ndaj anëtarit të KSHZ-së të propozuar nga PDSH-ja lidhur me prishjen e votimeve në një komunë gjatë zgjedhjeve lokale 2013. Për krejt të tjerët, NE do të vazhdojmë t’ju japim instrukcione se si të votojnë, të gjithë atyre që i caktojmë në pozicione në emër të partisë, nëse nuk dinë si të votojnë apo nëse vlerësojmë se mund gabimisht të votojnë të ndikuar nga faktorë tjerë që nuk kanë të bëjnë me PDSH-në!
Ne vitin 2013, dhe jo vetëm, kishte edhe ndikime të tjera në votim të anëtarëve të KSHZ-së siç ishte rasti me prishjen e votimeve në Strugë! Përndryshe, kërkesa për padi është bërë nga ana e LSDM-së”!

orhan ibrahimi fb