Lideri i LSDM-së, z Zoran Zaev i shoqëruar nga Zëvendës Presidentja, zonj. Radmilla Shekerinska u takuan sot me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Maqedoni (ADM), Drejtuesin e saj, z. Tim Shkupi nga Londra, Britani e Madhe dhe z.Memedali Ahmeti Namur, Belgjikë.

Tema e takimit ishte angazhimi për unitet kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare përshëndetën politikat e LSDM-së dhe të parnerëve tëtjerë të koalicionit, që nxisin unitet për të rrëzuar qeverinë VMRO-BDI.

Në takim u pajtuan se dialogu dhe urat e komunikimit janë mënyrat më të mira për të krijuar një front të përbashkët të opozitës në Maqedoni për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Presidenti Zoran Zaev paraqiti qëndrimet e LSDM-së mishëruar në programin e partisë për Maqedoninë – një shoqëri për të gjithë qytetarët kundër politikave të dëmshme të ndarjeve në të gjitha bazat, që na kanë sjellur deri në këtë krizë të thellë regjimi VMRO-BDI.

Përfaqësuesit e DSHM-së e mbështesin projektin “E vërteta për Maqedoninë” dhe se duhet të vazhdohet ky projekt deri në demokratizimin e plotë të shoqërisë, institucioneve të shteti, pasi ky projekt i LSDM-së e ka ekspozuar fytyrën e vërtetë të pushtetit, ku të gjtha sot këto i konfirmon edhe Prokuroria Speciale e Maqedonisë.

Për të dalur nga kriza e thellë janë vetëm zgjedhjet e lira, ferë dhe demokratike, që DSHM ndanë mendimin e njejtë me LSDM-në se zgjedhje të këtilla nuk janë të mundshme me 5 qershor 2016.

Beteja Opozitare duhet të vazhdojë me të gjitha format demokratike, deri në përmbysjen e regjimit VMRO-BDI./fol.mk