Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Manchester United.

Los Angeles Galaxy janë favorit për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Në skadim të kontratës në qershor, suedezi ka hezituar të nënshkruajë kontratë të re në Old Trafford.

“Manchester Evening News” raporton se Ibrahimovic ka arritur marrëveshje paraprake me Galaxy në ditët e shkuara.

“Fox Sports” po ashtu ka publikuar lajmin se Ibrahimovic mund të transferohet në LA Galaxy në Major League Soccer.