Projekti “Ti je një luledielli”, që moderatorja e njohur e nisi me zemër dhe fushata që mori përmasa ndërkombëtare e bëri pjesë të saj shqiptarë në Shqipëri e anekënd botës, në fund është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm. Albana Osmani është emëruar Ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri. Ky vlërësim i erdhi surprizë moderatores në programin Top Show Magazine.

Albana Osmani
Të ftuar për t’i dhënë këtë vlerësim ishin avokatja Irena Kita, përfaqësuesja ligjore e projektit “Ti je një luledielli” dhe ish-banori i BB4, Algen Nikolla, një sipërmarrës i cili e ndau iniciativën e Albanës edhe me “The Children for Peace” dhe përfaqësuesen Debrah Ann Mace.

Pasi mësoi vlerësimin, e përlotur, Albana i falënderoi të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj nisme njerëzore në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe tha se tanimë ata do të angazhohen në një hap tjetër të rëndësishëm: t’i blejnë pajisjet mjekësore që do t’u vijnë në ndihmë sa më parë të sëmurëve.