Shoferi, i cili sot në sheshin “Tajms Skuer” në Nju-Jork ka lënë të vdekur një person dhe ka lënduar 20 të tjerë, kur me automjetin në lëvizje me shpejtësi të madhe ka goditur një grup këmbësorësh, është identifikuar si Riçard Rohas  me moshë 26-vjeçare, njoftuan media amerikane.

Rohas, i cili është banor i Nju-Jorkut, është ish ushtar amerikan. Ai ka pasur edhe dosje gjyqësore dhe sipas policisë, gjatë incidentit të sotëm me siguri ka qenë nën ndikimin e alkoolit.