bozinovski

Aktivisti i shoqërisë civile Bobi Ilievski ka shkruar në facebook lidhur me atë se si është zhvilluar dhe cili ka qenë qëllimi i arrestimit të gazetarit Zoran Bozhinovski.
Në vazhdim lexoni postimin e tij të plotë, që është publikuar edhe në disa portale maqedonase në internet.

BDI-ja gjatë muajve të kaluar dy herë kanë qëndruar në ambasadën serbe për të pyetur nëse Serbia ka diçka kundër tyre duke pasur parasysh raportet e afërta të Bozhinovskit me Ivica Daçiqin. Kanë marrë përgjigje negative. Në ndërkohë BDI dërgon njerëz që ta “rregullojnë” Bozhinovskin mirëpo policia serbe i arreston.
Më pas BDI, respektivisht aktivistë të tyre shkojnë në Beograd te Vuçiqi. Rezultat i takimit është konfiskimi i materialeve-deklarata e Vuçiqit se Serbia për dallim prej tjerëve nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe këshilla miqësore deri te Bozhinovski të mos jetë aktiv gjatë kësaj periudhe. Mirëpo, BDI, në bashkëpunim me DPMNE-në i ofron Vuçiqit 2 milionë argumente dhe ndodh arrestimi.
Kjo u kurdis qëllimisht para negociatave të anuluara në Vjenë dhe kur ndodhnin protestat dhe kundërprotestat. Tani është e qartë se pse BDI me këmbëngulje kapej për 5 qershorin si datë dhe komunikata e fundit se punët do të zgjidhen edhe para takimit të Vjenës. Anulimi i takimi në Vjenë e rrënoi skenarin sipas të cilit BDI dhe DPMNE me ndihmën e Vuçiqit dhe materialeve të konfiskuara, dëshironin të krijonin rrugë të hapur për zgjedhje më 5 qershor.
Nuk duhet të vizatohet se Bozhinovski do t’u nënshtrohet torturave që të tregojë se kush ia ka dhënë materialet.