shtepia-620x330

Tavan i mykur nga shiu, dysheme e shkatërruar dhe aparate të vjetërsuara, këto janë pamjet që përshkruajnë gjendjen e hapësirave ku bëhet vaksinimi i fëmijëve në shtëpinë e shëndetit publik në Tetovë. Prindërit e fëmijëve thonë se nuk ndjehen të sigurt teksa i dërgojnë fëmijët për vaksinim.

“Ka nevojë për intervenim, por mirë është, mendoj se për higjienë duhet të bëhet më shumë sepse çdo prind dëshiron që fëmija i tij të jetë në kushte të mira, është normale”

“Kushtet janë edhe ashtu edhe ashtu. Normalisht që duhet të rinovohet , tani në këtë shekull që jemi me ato kushto nuk shkon. Kur bëhet fjalë për fëmijët duhet të jetë më e përgatitur, të ketë më shumë higjienë, pastërtia të jetë në nivel”.

Drejtori i shtëpisë së shëndetit gjendjen e këtyre hapësirave e arsyeton me mungesën e mjeteve financiare.

“Deri tash nuk është bërë për arsye se deri më tani kemi pasur mungesë të mjeteve financiare të cilat nuk kemi mundur t’i sigurojmë, sepse buxheti i shtëpisë së shëndetit është i vogël për të bërë një projekt aq të madh. Unë kam bërë një plan projekt për vitin e ardhshëm ku mendojmë që të fillojë realizimi dhe të mbaroj për tre vite buxhetore, sepse për një vit buxhetor nuk mund të realizojmë një projekt të tillë”, tha Besmajl Shefiti, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Publik.

Në gjendje të njëjtë është edhe objekti i stomatologjisë që funksionon në kuadër të shtëpisë së shëndetit publik i cili vite të tëra po punon në baraka të vjetra.