Të gjithë e njohim si Stresi, por të paktë janë ata që e dinë se çfarë fshihet pas emrit të tij. Arkimed Lusha ka qenë i ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku ka zbuluar edhe kuptimin e nofkës së tij. Reperi shqiptar tregon dhe origjinën e nofkës së tij. Ai ka treguar se Stresi i ka mbetur prej nënës së tij. “Ka shumë që më thërrasin Arkimed por shumica më thonë Stresi. Stresi e kam nga njeriu më i dashur që është nëna, ajo ma ka ngjitur. Kur isha adoleshentë, isha i prapë dhe për nënën ashtu kam qenë gjithmonë “stres”.

Që në kopsht kam qenë një stres. Kur hyra në muzikë thashë pse jo të mbaja nofkën Stresi sepse nuk e ka njeri”- thotë këngëtari.