ndal-640x485

Dhjetëra anëtarë të BDI-së kanë theksuar se përfundimisht do ti bashkohen protestës së organizuar nga partitë politike opozitare shqiptare dhe organizatat e ndryshme me moton “NDAL”, që ka të bëjë kundër diskriminimit dhe padrejtësive ndaj shqiptarëve nga pushteti i deritanishëm.

Në rrjetet sociale disa anëtarë të kësaj partie, që kanë pranuar se kanë votuar për BDI do të dalin masovikisht në protestë për të shprehur pakënaqësinë.

“Unë do të dal, sepse mjaft më ky trajtim. Na morën në qafë. Të ngrisim zërin kundër padrejtësive”, ka qenë një nga porositë e një anëtari që thotë se ka votuar BDI.

“Nuk mund ti kuptoj dy partië më të vjetra shqiptare BDI dhe PDSH që në situatë kritike si kjo, qëndrojnë të heshtur sikur gjithçka qenka në rregull me shqiptarët dhe të drejtat e shqiptarëve” është shprehur një aktivist tjetër.

Përkrahja për protestën ka mbërritur edhe nga diaspora, me ç’rast siç mësohet një grup i shoqatave të atjeshme do të mbërrijnë në mesditë të premten në Shkup, për t’iu bashkëngjitur asaj. (INA)