Ziadin Sela edhe kësaj radhe për të satën herë i përgjigjet pozitivisht nismës së partive opozitare për  një bashkëpunim opozitar ,të zhvilluar dje në një takim joformal në Shkup, ndërmjet përfaqësuesve të Unitetit, Besës dhe grupit të ashtuquajtur jolegal pucist të RDK-së. Ai në një postim në murin e tij në fejsbuk shkruan:

 

Iniciativave per bashkepunim opozitar i jemi pergjigjur cdoher pozitivisht ne te kaluaren! Cila eshte pergjigja jone sot? Definitivisht PO. Po, ne e perkrahim deklaraten e perbashket te inicuar nga disa opozitar. Ju ftojme edhe ju te perkrahni protesten gjithkombetare te dates 22 prill ne Shkup. Ne jemi edhe per Civilen, po per RDK-së Civilen qe brohoret “Ndal” dhe “Doreheqje” dhe jo vetem “Ostavka”. Ne jemi per Civilizimin teresisht dygjuhsor dhe jo si ky, jo si kjo gjeja qe kemi pasur deri tani. Edhe njehere ne jemi per PO bashkepunimit real opozitar dhe jo vetem deklarativ. Deklarativen ja ku e keni publikisht nga ana ime si kryetar i LR-PDSH dhe jo si nenkryetar i saj. Ju ftoj te bejme edhe bashkepunim real dhe jo vetem deklarativ. Ne kemi vetem nje kusht, dinjitetin dhe perspektiven e shqiptareve ketu ne trojet e tyre, kushtet tjera vendosni ju ne do i perkrahim. ‪#‎Pobashkepunimitopozitarreal‬.