Ardhja e Ali Ahmetit dhe funskionarëve të BDI në Kumanovë  është shëndrruar në mision të pa mundur  sepse mllefi i kumanovarëve ndaj Ali Ahmetit vetëm sa vjen e shtohet .

Me që jemi në fushat parazgjedhore BDI duhet të mbaj tubim në çdo qytet dhe se tubimi për Kumanovë është i caktuar  të mbahet sot me datë 03.12.2016 .

Por si duket frika nga përsëritja e protestave dhe frika për mos ndodh situata e njëjtë sikur që ndodhi para ca ditëve  në fsh. Çërkez, ku Ali Ahmeti u gjuajt me gurë nga protestuesit, kjo ka bërë që Ali Ahmeti të urdhëroj inspektorët policorë që të ndërmarrin aksione duke i ftuar në biseda informative disa nga pjesmarrësit në këtë aksion .

Portali Fol.mk kontaktoj  Lulzim Alitin njërin prej tyre  të cilin policia e  kishte ftuar  në bisedë informative sot ora 10.

Për çfar ju kishin ftuar në polici dhe cfar kërkuan  nga ju ?

Inspektorët policorë  kërkuan nga unë dhe personat tjerë që ishin të ftuar në polici që mos të protestojmë kundër BDI, mos të ju afrohemi tubimeve të tyre si dhe mos të ju  afrohemI funskionarëve të tyre .

Inspektorët kishin përgatitur në formë të shkruar një dokument me këto kërkesa që mos të marrim pjesë nëpër protesta “kanë supozuar se ne jemi organizatorët e protestës “,  kanë kërkuar prej nesh që mos marrim pjesë dhe mos organizojmë protestë kundër ardhjes së Ali Ahmetit sepse për çdo organizim të tillë dhe tejkalimit të situatës nga kontrolli do të përgjigjemi ne penalisht .

Por unë  personalisht nuk pranova sepse çdo herë do ta shfrytëzoj të drejtën time për të protestuar kundër asaj që e mendoj se është e padrejtë.

Por më habit fakti se si aparati shtetëror qenka ngritur në këmbë për ta organizuar tubimin e BDI dhe ardhjen e Ali Ahmetit në Kumanovë .

Unë personalisht e cilësoj si kërcënim dhe mohim të së drejtës ligjore për ta shfrytëzuar të drejtën e protestës – tha mes tjerash  Lulzim Aliti për portalin Fol.mk

pokana

@fol.mk