Pas tërheqjes së mbushësve  në Europë, Apple bën të ditur teknologjinë e tij të re, atë të ushqimit të baterisë së iPhone dhe iPad pa kabllo.

Tregtimi i këtij lloj të mbushësve mund të nisë që në 2017. Gjithmonë sipas Bloomberg, shtëpia e Kupertinos është duke punuar me partnerët e saj në SHBA dhe Azi për të vënë në punë një sistem të ri wireless që ka të bëjë me mbushjen  e baterive të pajisjeve të lëvizshme në largësi.

Sistemi aktual pa fije është ai me kuti, që sërish kërkon kontakt mes pajisjes dhe mbushësit  pa kabllo, por që janë më pak efiçentë se spina klasike. Teknologjia që kërkon të përdorë Apple, gjithmonë sipas zërave, ka të bëjë me mbushjen  nga largësia të pajisjes, pa patur nevojë të ketë kontakt me bazën ushqyese

Kompania në ditët e kaluara ka bërë të ditur se ka shitur 74.8 milionë iPhone mes tetorit dhe dhjetorit, me një rritje prej 0.4% në bazë vjetore, më i ulti i regjistruar që nga dalja e telefonit të Apple në 2007-tën.