Ai është një ndër aktorët më të preferuar të publikut shqiptar në Kosovë.

Bëhet fjalë për Fatmir Spahiun, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale edhe pse ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt filmik.

Ai kohë pas kohe po bënë edhe komente ironizuese që kanë e prekin realitetin dhe ngjarjet e fundit vendin tonë.

Në fakt, ai ka dhënë dorëheqje dhe se për këtë e ka informuar edhe KEK-un, duke iu referuar dorëheqjeve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pas shume analizave vendosa me dhënë edhe unë dorëheqje të parevokueshme. Për këtë veprim timin informova KEK-un”, ka shkruar “Oki” në Facebook.

Ndryshe, aktorin pritet ta shohim gjatë këtij viti të angazhuar në disa projekte të ndryshme televizive. /Telegrafi/