Një pjesë e madhe e matësve të shpejtësisë arrin deri në 230-260 kilometra në orë, edhe pse makinat nuk janë projektuar për të arritur një shpejtësi të tillë.
Po pse është vendosur një kilometrazh i tillë, për makinat e zakonshme?
Kjo është një praktikë e kompanive të automjeteve që prodhojnë kilometrazhe në seri për automjete të ndryshme. Nëse arsyetojmë, kompanive do t’u kushtonte më shumë nëse prodhojnë një matës shpejtësi për çdo makinë.
Përtej kostove, kjo ka edhe një arsye që lidhet me psikologjinë. Pasja e një kilometrazhi të lartë e bën më sportive një makinë të avashtë, të paktën në perceptim.
Aspekti negativ është që brenda këtyre makinave, personat mund të ndjehen shumë të pushtetshëm dhe të ecin shumë shpejt.