Sqarim per opinionin publik!

Qendrimi im dy mujor ne Amerike eshte ndihma vullnetare ne themelimin e nje komuniteti shqiptaro-amerikan ne qytetin Philadelphia, qytet ky ku veprojne afro 20 mij shqiptarë, ndersa fotografia e “diskutueshme” e ish ministrit qe eshte duke punuar fizikisht eshte ndihma ime e vogel ne ndertimin e nje ODE BURRASH per misafiret qe vijne ta vizitojne kete komunitet.

Padyshim qe cdo pune qe behet me djerse eshte nder e ibadet qe duhet respektuar, por fotografia ime (e publikuar nga shoku im) simbolizon sakrificen dhe gjendjen reale te shume shqiptareve qe u detyruar te migrojne por me zemer dhe shpirt jane ne atdheun e tyre.

Me respekt, miku juaj!

Ka shkruar Çupi në Facebook