Objekti i vjetër i Komunës së Sarajit është shndërruar në deponi. Kjo për shkak se Komuna Saraj në mungesë të hapësirave për mbetje publike të njëjtat i ka mbledhur në objektin e vjetër të komunës së Sarajit.

Almakos këtë informacion të marrë disa ditë më parë nga burime brenda komunës e vërtetoi pas vizitës së objektit të komunës së vjetër.

“Janë hedhur mbi 50 kamion mbeturina, aty është krijuar një deponi ilegale. Objekti i vjetër i komunës është mbuluar me mbeturina, do ishte mirë ta vërtetoni”, sqaruan burimet tona.

Përgjigjen e pyetjes se pse mbeturinat janë mbledhur këtu dhe nuk janë dërguar në vendet ku duhet nuk mundëm ta sigurojmë, sepse nga komuna nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike dhe për sqarim.