Sekretari i përgjithshëm i partisë UNITETI, Muhamed Ismaili, në emisionin INTERVISTA në TV Shenja, tha se subjekti që ai përfaqëson më sistematike po tenton të u jep një ofertë më të re qytetarëve. Ai tha se formimin e UNITETIT si parti, e imponoi mos reformimi i BDI-së.

“Ndodhitë e fundit e imponuan formimin e UNITETIT. Iniciatorët janë të dalë nga një parti tjetër që është në pushtet që sa vite. Pas tentimit që të reformohet kjo parti, u pa se kjo nuk është e mundshme, pastaj u vendos që të formohet UNITETI”, tha Ismaili.

I pyetur nëse Partia UNITETI mund të mbaj përgjegjësi për veprat penale të disa funksionarëve të BDI-së, Ismaili tha se, jo të gjithë që janë UNITET kanë qenë në BDI dhe kështu partia që ai përfaqëson nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprat penale të krerëve BDI-së.

Ismaili tha më tej se, UNITETI bazohet në tre shtylla kryesore.

“Shtylla kryesore e UNITETIT do të jetë barazia e qytetarëve, shtylla e dytë do jetë transparenca në punë, do tentojmë të bëjmë departizim të shtetit, posaqërisht gjykatave, që këto të bëjnë punën e vet në shërbim të qytetarëve e jo ndonjë partie politike”, deklraoi Ismaili.

I pyetur nëse përfaqësues të kësaj partie zhvillojnë takime te fshehta me përfaqësues të partive tjera opozitare, Ismaili tha se nuk ka takime të tilla, por të gjitha takimet e kryetarit të UNITETI-t, Gëzim Ostreni, kanë qenë publike.

Ai shtoi më tej se UNITETI është i hapur për bashkëpunim dhe se nuk mungon komunikimi me partitë tjera jashtë parlamentare. Ai tha se do t’i ofrojnë lehtësim gjithkujt që ka një ide se si të arrihet te caku i përbashkët. Sipas Ismailit, çështja e bashkëpunimit nuk varet vetëm nga njëra anë por nga të gjitha anët. /SHENJA/