Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ishte emri më i përfolur ditët e fundit si kandidati më potencial nga LDK për kryetar të Prishtinës.

Lajmi.net merr vesh se ish-kryetari i Prishtinës, Beqiri e ka propozuar vetën të jetë kandidatë për kryetar të Prishtinës, mirëpo ende nuk ka marr konfirmim nga partia.

Degët e LDK-së në Prishtinë sot mblidhen për të vendosur për emrin e partisë për të parin e kryeqyteti, e më pas merret vesh se a do e përkrahin vetpropozimin e Beqirit.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Beqirin mirëpo, herën nuk e ka hapur telefonin ndërsa, herën e dytë e ka mbyllur linjën.

Emra që janë përfolur për kandidatë për kryetarët të kryeqytetit nga LDK janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiur, Petrit Gashi, Ismet Beqiri, Arban Abrashi.