Italia në prag të pezullimit të Shengenit

Italia është gati që të rivendosë kontrollet në kufirin me Slloveninë. Ndërsa fluksi i refugjatëeve shtohet për shkak të mbylljes së kufijve nga disa qeveri, pritet që edhe Italia të vendosë kontrollet dhe postblloqe për kontrollin e dokumentave dhe për të verifikuar se kush ka të drejtë apo jo që të hyjë në Itali.

Analistët thonë se ky është hapi i fundit për të vulosur dështimin e plotë të traktatit të “Schengen”-it, ndërsa në të vërtetë marrëveshja mes shteteve të Bashkimit Europian ka dështuar prej kohësh.

Dhe kjo s’është e vetmja, pasi edhe marrëveshja për ritransferimin e refugjatëve që u firmos shtatorin e shkuar duket se ka marrë fund plotësisht. Ky pakt parashikonte se nga Italia duhej të largoheshin 80 emigrantë në ditë për të shkuar drejt vendeve të tjera europaine, por në tre muaj janë larguar vetëm 190.

Autoritetet italiane thonë se nuk është mbajtur asnjë premtim dhe kjo mjafton për të kuptuar se nuk ka asnjë politikë të përbashkët mikëpritjeje. Ndërkohë, komisioneri europian për emigrimin, Dimitri Avramopulos thirri në një takim të mërkurën ministrat e Suedisë, Danimakrës dhe Gjermanisë, me dy të parët që mbase do të japin shpejgime për kontrollet e vendosura në kufi.

Sipas zyrës së Avramopulos, bëhet fjalë për një takim koordinimi më të madh përballë sfidës së emigrantëve. Megjithatë, më herët, misnitri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se pas vendimeve të Stokholmit dhe Kopenhagenit, marrëveshja e “Schengen”-it dhe liria e lëvizjes në Europë janë në rrezik

.shengen