Edhe propozim-ligji i ri për noteri nuk e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Sipas këtij propozim-ligj, por edhe sipas ligjit aktual parashihet që të gjitha aktet noteriale të hartohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

Ligji për Noter, Neni 38, paragrafi 2 dhe 6:

“Të gjitha aktet noteriale duhet të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Anëtari i ndonjë komuniteti jo maqedonas, shtetas i Republikës së Maqedonisë, i cili si palë tek noteri nuk kupton ose nuk e fletë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik ka të drejtën e përkthyesit.”

Ndërkohë eksperti për çështje juridike, Osman Kadriu thotë se ligji aktual për noter dhe propozim ligji i ri janë anti-kushtetues(ina)

noter