Kryetari Gjorgje Ivanov ka dërguar një mesazh deri tek diplomatët e huaj në vend që të jenë më të kujdesshëm gjatë angazhimit të tyre në arritjen e marveshjes politike dhe deklaratat e tyre në publik që të mos keqkuptohen nga qytetarët. Gatishmërinë e BE-së që të sigurojë përkrahje maksimale për zgjedhje të lira dhe demokratike, por duke pasur parasyshë konventën e Vienës pres që ndaj kësaj cështje të silleni me shumë kujdes, për qëllimet tuaja më të mira që të mos keqkuptoheni nga qytetarët’’, ka thënë Ivanov.

Ky apel i kryetarit vjen vetëm dy ditë pas deklaratës së euroambasadorit Orav në lidhje me atë se diplomatët e huaj në vend marin kërcënime të rënda, a sipas tij MPB ka marë masa të mëdha për të siguruar diplomatët e huaj fizikisht. (tetovasot)