ivanov dimitrPresidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sonte ia dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë së re teknike, Emil Dimitrievit.

Pasi ai mori mandatin pritet që qeveria e re sonte të votohet në Kuvend, transmeton fol.mk.

Megjithatë, ministrat nga LSDM-së të cilat janë pjesë e qeverisë, Oliveri Spasovski i MPB-së dhe Frosina Remenski Tashevska (Punës dhe Politikës Sociale) nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit që do të votohet qeveria teknike, kryeministër i të cilit do të jetë Dimitriev.

LSDM edhe më tej qëndron në vendimin se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa u pastruar lista zgjedhore dhe mediave\fol.mk