Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sonte në 19:30 ia ka dorëzuar mandatin për të formuar qeverinë, Emil Dimitrievit.

Dimitirev do të duhet të krijojë qeverinë teknike, e cila do të duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat me siguri do të mbahen më 24 prill.

Megjithatë, ministrat nga LSDM-së të cilat janë pjesë e qeverisë, Oliveri Spasovski i MPB-së dhe Frosina Remenski Tashevska (Punës dhe Politikës Sociale) nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit që do të votohet qeveria teknike, kryeministër i të cilit do të jetë Dimitriev.

LSDM edhe më tej qëndron në vendimin se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa u pastruar lista zgjedhore dhe mediave.\fol.mk

sdsm-540x359