Pothuajse 19 ligje nga fusha e punësimit në vend paraqesin dobësi sistemike në luftën kundër nepotizmit, thuhet në analizën e fundit e Transparensi Internashënel – Maqedoni “Vlerësimi i cenueshmërisë së korrupsionit në politikat dhe procedurat e punësimit, me përqendrim të posaçëm në nepotizëm, kronizëm dhe klientelizëm “.

Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, në një deklaratë për media tha se çështjet që lidhen me nepotizmin shkaktuan hapjen e lëndëve të shumta për punë në KSHPK, dmth nga 66 lëndë të nepotizmit për të cilat punuan, dolën shumë pika që tregojnë është mjaft e prekshme.

Kryetarja e Transparensi Intërnashënall – Maqedoni, Sllagjana Taseva, theksoi se ky projekt identifikon një numër problemesh që janë të përfshira në ligje dhe që lejojnë të zbatohen praktikat dhe procedurat që u japin më shumë përparësi personave të lidhur me disa grupet e partive politike, klientelizmi, kronizmi.

Zëvendëskryeministri i angazhuar me luftën kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore Lupço Nikollovski theksoi se nepotizmi dhe korrupsioni në punësimin publik kanë ekzistuar gjithmonë dhe nuk mund të çrrënjoset lehtë, por Qeveria është e vendosur të përdorë të gjithë mekanizmat për të parandaluar këtë dukuri në të ardhmen.

Ministri i ri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, në fjalën e tij theksoi Strategjinë e RJA, që do të thotë administrim profesional, profesional dhe jo të partizuar.

Rezultatet e pritura nga ky qëllim janë: administrata publike e depolitizuar dhe rivendosje e besimi te qytetarët në institucione, si dhe një shtet funksional ligjor dhe sundimit të ligjit.

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në tre vitet e fundit ka punuar intensivisht për të zbatuar masën: Zvogëlimi i rreziqeve të politizimit duke vendosur kritere të qarta dhe transparencë në zgjedhjen e kandidatit më të mirë për punësim dhe ngritje në detyrë”, tha Shaqiri.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për nëpunësit administrativ dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publikë”, siç shtoi Shaqiri, janë postuar në ENER për një vit të tërë, dhe janë rezultat i një debati gjithëpërfshirës të Ministrisë me palët e përfshira.

Njëherit ai shtoi se në Ministri është formuar grup punues i cili do të bëjë rishikimin e vendimeve të propozuara.