Përtypja e çamçakëzit është provuar që ndihmon shumë në lehtësimin e stresit dhe përmirësimin e produktivitetit. Për sa kohë ju përtypni një çamçakëz, të jeni të sigurtë se ai nuk i dëmton dhëmbët tuaj, përveçse i ndihmon ato duke pastruar mbetjet ushqimore, në mënyrë që dhëmbët tuaj të mbeten të pastër e të shëndetshëm, sipas American Dental Association.

Por çamçakëzi mund të ketë një anë të errët e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt shëndetin tuaj. Sipas një studimi të ri që është bërë, çamçakëzi përmban disa grimca të oksidit të titanit dhe përdoret si agjent zbardhues në strukturën e tij. (Oksidi i titanit gjendet gjithashtu tek kolinozi, majoneza, buka, qumështi i skremuar apo çokollata.)