rsz_qenanMiq të dashur,

Ashtu siç jeni në dijeni para disa muajsh Qeveria e Republikës së Maqedonisë konform ligjeve në fuqi për shkak të KRIZËS ME EMIGRANTËT shpalli gjendje krize -të jashtzakonshme me kohë të caktuar. Ju lutem farsa se për shkak të vendimit për shpërbërjen e parlamentit , se parlamenti nuk mund të mblidhet më, është spinim për të përmbushur taktikat dhe interesta konjukturale partiake të pushtetarëve. Pra qeveria është organi që mund të sjellë edhe tani , bile që moti është dashur ta bëj këtë.  Vendim për gjendje të jashtzakonshme që të mblidhet parlamenti për anulimin e zgjedhjeve dhe të gjejë zgjidhje për ç`fuqizimin e vendimit të abolimeve të presidentit Ivanov .  Në mënyrë të kjartë bazë për këtë është Ligji për qeverinë e RM dhe Ligji për menaxhimin me krizat. Në Ligjin për menaxhimin  me krizat , në nenin 3 paragrafi (2) në mënyrë të qartë janë të detektuar dukuritë se çka nënkupton nocioni ;- “Rreziqet dhe kërcënimet” :- janë manifestimet e mundshme të nacionalizmit dhe mosdurimit fetarë, format dhe aktivitetet lidhur me terrorizmin ndërkombëtar, krimin e organizuar, korrupsioni etj……………….! * * * Qeveria gjendje të tillë mund të shpallë deri më 30 ditë ndërsa për ta vazhduar duhet të mer aprovimin nga parlamenti. Gjithsesi mund të çfaqen edhe dorëheqje të paparashikueshme të cilat mund të bllokojnë proceset. Prandaj kushtetauta parasheh se PARLAMENTI ËSHTË NË KUVENDIM PERMANENT, dhe se mandati i deputetit zgjatën katër vjet, mbase mandati mund ti vazhdohet në rrethana të shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme. Pra vendimi për gjendje të tillë pas shpërbërjes së parlamentit mund të zgjatë mandatin e deputetit. Tani bëhet fjalë për ndërprerje të mandatit që kushtetuta nuk e trajton këtë situatë. Pengesa kushtetutare për konvokimin e seancës së parlamentit nuk ka. Këto janë gjëra të qarta por për shkak të inkriminimeve të thellat të klasës politike, nuk çfaqin vullnet të implementimit të normave për dalje nga ky ngërç politik e juridik. /Q.Aliu

©Fol.mk

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.