Çdo komb ka thesarin e vet të urtësive, rrjedhimisht dhe populli shqiptar.
Kjo ishte një nga urtësitë e shumta të vetë thesarit të popullit tonë, Arbën Xhaferit, i cili sa ishte gjallë na ndriçoi e begatoi rrugën të cilën po e bëjmë sot të gjithë ne pasardhësit e tij.
Ai nuk ishte thjeshtë një politikan, por një kreator dhe mësues i politikës kombëtare. Shumë kush nuk e kuptoi sa ishte gjallë, sepse ai vepronte për të ardhmen, në një kohë kur rrallë kush kishte vizion e interes për ardhmërinë. Sot na mbetet obligim të nderojmë figurën e të ndjekim rrugën e tij.