Kryeministri i RM-së, Zoran Zaev deklaroi se propozimet për vendet e zbrazëta ministrore janë dërguar deri te Kuvendi i RM-së dhe se propozimi i ASH për vendin ministror të Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm, përcjell Fol.

Zaev në emisionin ‘Noqno studio’ në TV Telma, tha se askujt nga partnerët e koalicionit nuk i takon ministri sipas prioritetit dhe se Aleanca për Shqiptarët e ka marrë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të Arben Taravarit.

Zaev vlerësoi se bëhet fjalë për situatë jo të këndshme, duke e marrë parasysh bashkëpunimin e plotë me Ziadin Selën dhe atë që Sela ka qenë bashkë me të më 27 prill, por si kryeministër ka përgjegjësi më të madhe.

Zaev tha se emërimi i Venko Filipçe në MSH, do të inicohen reforma në shëndetësi. /Fol/