Kuvendi Qendror i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë nesër do të zyrtarizojë kandidatin për kryetar komune. Siç mëson INA nga burime partiake, kreu i kësaj partie, Ziadin Sela është kandidati i vetëm, i cili me aklamcion do të jetë kandidat për një mandat të dytë në Strugë.

Ai ka marrë besimin e strukturave partiake në nivel lokal dhe qendror, ndërsa kandidimi siç thuhet ka ardhur pas kërkesës së anëtarësisë dhe qytetarëve strugan.

Në garën për Strugën, BDI pritet të zyrtarizoj Ramiz Merko, për një mandat të ri. PDSH po ashtu nesër e bën publik emrin e kandidatin, ndërsa siç mësohet Lëvizja BESA do të garojë me Lavdrim Elmazin. (INA)