Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sonte përmes rrjetit social Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen e Isak Ramadanit nga fshati Pirok i Tetovës.

Postimi në Facebook i Mustafës zgjoi kërshëri në publik, meqë opinioni më i gjerë nuk ishte i informuar se për kë bëhet fjalë.

Siç mëson Gazeta Express, Isak Ramadani ishte vëllau i funksionarit nga koha e ish-Jugosllavisë, Hisen Ramadanit.

Isaku kishte kontribuar mjaft për të rinjtë kosovarë që mobilizoheshin në ushtrinë jugosllave në vitet e komunizmit.

Ja çfarë shkroi sonte kryeministri kosovar pas lajmit për vdekjen e Isak Ramadanit

“Ngushllime qytetarëve të Pirrokut të Maqedonisë për vdekjen e veprimtarit të shquar Isak Ramadani.

Isaku, në kohën kur përndiqeshin shqiptarët nga Kosova dhe kur shumë të rinj të ikur nga APJ, kërkonin rrugë për të shpëtuar, vuri çdo gjë që kishte në Slloveni e Maqedoni për të ndihmuar çështjen kombëtare dhe shtetndërtimin e Kosovës.”