Ballina Lajme Maqedoni Ja kush i kontrollon pyetjet e testimit ekstern të stërmbushur me gabime

Ja kush i kontrollon pyetjet e testimit ekstern të stërmbushur me gabime

Testimi ekstern skandaloz për të cilin të gjithë kanë ankesa duke filluar nga nxënësit, mësimdhënësit e deri tek prindërit, vazhdon të realizohet edhe pas shumë përpjekjeve për të hequr atë nga reformat e arsimit që u bënë kohë më parë.

 

Nxënësit e shkollave të mesme dhe po ashtu ata fillore protestuan disa herë duke bllokuar rrugët e qytetit, mirëpo kjo Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk iu duk e mjaftueshme për të tërhequr këtë testim.

Gjithashtu edhe mësimdhënësit bojkotuan mësimin me javë duke kërkuar tërheqjen e testimit, por një gjë e tillë nuk u realizua, por u mundësua që nota e vendosur nga vetë mësimdhënësi dhe ajo e arritur në testimi të mos dënohet mësimdhënësi dhe të mos ketë efekt në pagën mujore të tij.

Nga ana tjetër prindërit po ashtu u ankuan për stresin e panevojshëm të krijuar ndaj fëmijëve të tyre si dhe gabimet skandaloze që vetë fëmijët arritën ti fotografojnë gjatë testimit.

Gabimet për vite me radhë janë të njejta, ato të përkthimin jo adekuat, disa pyetje dhe përgjigje të pa përkthyere e të mos flasim për problemet teknike gjatë testimit.

Shpesh shtrohet pyetja se kush bën formulimin e pyetjeve apo kush i kontrollon ato në fazën finale, pas së cilës nxënësit i nënshtrohen përgjigjeve, por këto të dhëna nuk janë askund të publikuara dhe kontrolluesit ngelin enigmë për prindërit, nxënësit e madje edhe mësimdhënësit.

Portalb disa herë kërkoi të dhëna lidhur me emrat e përgjegjësve të këtyre gabimeve të shumta me të cilat ballafaqohen të lartpërmendurit, dhe më në fund arriti deri tek informacioni se kush janë kontrollorët që paguhen për të mënjanuar gabimet e mundësime që mund të jenë paraqitur gjatë përpilimit të pyetjeve.

Këta janë emrat e kontrolluesve shqiptarë të Qendrës shtetërore të testimit që ishin përgjegjës për testimin ekstern i cili u realizua vitin e kaluar:
Agron Abdyli, Ajten Qamili,Lindihana Emini, Nita Zenuni, Nesim Seferi, Nuran Saliu, Fauzi Skenderi, Rushadije Ramani, Feta Sinani, Rilind Mahmuti, Sherezada Murati, Abdilnaser Sinani, Agron Abduli, Valmira Hasani, Elida Ajredini, Zeqirija Rexhepi, Idaver Huseini, Isak Ajruli, Jetmire Shahini, Liman Avdiu, Merale Fetai, Saranda Osmani, Fadil Ajredini, Florim Idrizi, Hesat Aliu, Hirjete Idrizi, Shefket Deari, Shkendije Hyseini, Ali Aliu, Drita Uzeiri, Heset Uzeiri, Jakup Aliti, Fikret Saidi, Sherife Abdullai, Agron Zaiti, Zenun Zenuni, Raman Ismaili dhe Hirjete Idrizi.

Nuk kemi njohuri se a janë këta po të njëjtit që çdo vit bëjnë kontrollimin e pyetjeve apo ndërrohen, mirëpo për gabimet e vitit të kaluar dhe lëshimet e mëdha që kishte në aspektin gramatikor, drejtshkrimor dhe përkthyes, këta persona  ishin ata që duhet t’i rregullonin gabimet./portalb.mk