Në pjesën midis pëllëmbës së dorës dhe pjesës tjetër të parakrahut krijohen disa vija horizontale të lakuara, të cilat njihen si vijat byzylyk.

Lexuesit e fatit i shohin ato si tregues që flasin për jetëgjatësinë, shëndetin dhe suksesin në jetë.Numri i tyre tregon për jetëgjatësinë tuaj, dhe zakonisht njerëzit kanë 2 vija të tilla, e disa të tjerë kanë tre, ndërsa 4 vija shihet rrallëherë tek disa persona.

Lexuesit e fatit thonë se një vijë tregon 28 deri 35 vite jetë, vija e dytë 46 deri në 56 vite, dhe vija e tretë flet për jetëgjatësi mbi 85 vjeç.

Nëse vija e parë është e gjatë dhe pa ndërprerje tregon për një shëndet të mirë, e nëse është e formuar keq dhe dallohet me vështirësi, atëherë tregon për probleme shëndetësore.

Nëse kjo vijë është e shkëputur mund të sinjalizojë për probleme gjinekologjike të fermat, ndërsa tek meshkujt probleme me prostatën. Ndërsa vija e dytë tregon për karrierën dhe pasurinë. Sa më e qartë të shfaqet ajo, aq më shumë flet për një jetë të mirë dhe sukses në karrierë. Pushteti i personit dhe fakti nëse është apo jo influencues, përshkruhet në vijën e tretë të dorës. Nëse ajo është e drejtë dhe pa ndërprerje, flet për një person plot pushtet.