Leicesteri kryeson në Premierligë me 60 pikë, kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund.
Leicester City i duhen 16 pikë nga 27 të mundshmet që të paktën ta sigurojë një vend në top 4.
Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri kryeson me 60 pikë të tubuara, 11 më shumë se vendi i pestë në të cilin ndodhet West Ham United.
Andaj, do të mjaftonin pesë fitore dhe një barazim nga nëntë ndeshjet e fundit, që ‘Dhelprat’ ta sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa ekipet tjera rivale duhet t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura.