Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), bruto prodhimi vendor (BPV) i energjisë elektrike në shtator ishte 74.8% e sasisë së përgjithshme të rrymës së harxhuar në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shtator janë harxhuar 541.000 megavat/orë energji elektrike, 18.265 milionë metër kub gaz natyror, 385.272 ton gjymyr dhe 112.029 ton derivate të naftës.

Nga sasia e përgjithshme e qymyrit të harxhuar, 96.8% është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/